
| Albanska |
|
|
|
Mësimdhënia ndërkulturore. Në mbarimin e verës së kaluar Austurbæjarskóli mori ndihmë financiare
nga Qëndra Arsimore e Reykjavíkut (Fræðslumiðstöð Reykjavíkur) për të
zhvilluar një projekt tre vjeçar, me qëllimin për ta bërë shkollën
Austurbæjarskóli një shkollë me mësim ndërkulturor. Projekti përfshin
gjithë veprimtarinë shkollore dhe do të zgjasë tre vjet. Por ç´farë
është mësimdhënia ndërkulturore? Në datën 4 nëntor u mbajt mbledhje
njohëse me prindërit e fëmijëve të Austurbæjarskólit rreth
mësimidhënies ndërkulturore. Më poshtë do t´ju njohim shkurtimisht me
pikat kryesore të kësaj mbledhjeje.
Mësimdhënia ndërkulturore është orientim edukues-mësimor që filloi të
zhvillohet në Evropë në vitet 70-të. Deri në këtë kohë ju kushtua më
tepër vëmëndja të ashtuquajturës edukim emigrantësh, por ky drejtim
mësimor bëri më tepër që fëmijët e të emigruarve të adoptohen në
shoqërinë në të cilën ato u shpërngulën duke lënë mënjëanë gjithçka që
u përkiste kulturës së origjinës së tyre. Duke përfshirë edhe gjuhën e
nënës. Këto rrugë nuk patën asnjë rezultat dhe pak nga pak u pa se e
rëndësishme për të gjitha grupet e shoqërisë ishte t´i adoptoheshin
formës tjetër të shoqërisë tashmë të ndryshuar, që ndrysheshmëria e
shoqërisë të karakterizohet nga shumë ndryshime të tjera përvec asaj
kulturore. Mësimdhënia ndërkulturore është akoma në zhvillim të
vazhdueshëm dhe synimet sigurisht që kanë ndryshuar me rritjen e
eksperiencës.Një nga ndryshimet e synimit është se në fillim u vu më
tepër theksi në origjinat kulturore të ndryshme ndërsa tani vëmëndja
kryesore është përqëndruar sigurisht në ndryshueshmërinë e njerëzve dhe
sesi ato e organizojnë jetën e tyre në mënyra të ndryshme. Edhe nëpër
klasa, që ndonjë mund ti quajë "klasa të veçanta" për arsye se aty janë
fëmijë me origjina të huaja, ekziston ndryshueshmëria. Fëmijët janë të
sekseve të ndryshme, vijnë nga familje dhe formafamiljare të ndryshme,
kanë pikëpamje jo të ngjashme dhe eksperiencë, hobe dhe dhunti të
ndryshme në fusha të ndryshme. Origjina jo e ngjashme është një nga
arsyet kryesore e cila rrit ndryshueshmërinë. Qëllimi i mësimdhënies
ndërkulturore është që nxënësit të mësojnë të respektojnë këtë
ndryshueshmëri dhe ta përdorin atë.
Nuk është aspak e tepërt theksi që i është kushtuar faktit që mësimi shumëkulturor është shtesë e programit mësimor, specialitet i veçantë, që i shtohet orarit mësimor të nxënësit.Mësimdhënia ndërkulturore përfshin të gjitha lëndët dhe të gjitha moshat. Ndërkohë ekzistojnë shumë përkufizime në mësimdhënien ndërkulturore. Një nga përkufizimet e mësimdhënies ndërkulturore është si më poshtë: Mësimi ndërkulturor nënkupton: parjen me mosbesim dhe kuriozitet, parjen dhe përjetimin e të panjohurës si një thesar në kulturën e vet dhe sigurisht si pjesë e jetës së përditshme. Mësimdhënia ndërkulturore kërkon që ti mësojë fëmijëve të mësohen me ndryeshmërin përreth tyre (jo vetëm atë kulturore), ta respektojnë atë dhe ta realizojnë përdorimin e tij. Mund të themi se mësimdhënia ndërkulturore mund të arrihet nëpërmjet gjashtë ligjeve kryesore: Që nxënësi:
· Të mësojë të marrë përsipër ndryshueshmërinë
· Të mësojë pranimin dhe bashkëpunimin
· Të mësojë në bashkësi
· Të mësojë të njohi dhe të respektojë kulturat e tjera përkrah origjinës së kulturës së vet
· Të kuptojë mëndjengushtësinë e nacionalizmit
· Të kuptojë mëndjengushtësine dhe rrezikun e paragjykimeve dhe racizmit
Me anë të metodave mësimore, që synojnë në bashkëpunimin dhe
marrëdhëniet, i mësohet fëmijës se me bashkëpunim kanë më tepër
energji, mund të bëjnë më tepër dhe arritja do të jetë akoma më e mirë
sesa kur ato mësojnë gjithsecili në qoshen e vet. Fëmijët janë të
stërvitur në aftësinë e marrdhënies synimi kryesor është që secili
person ka diçka për të dhënë, e cila i hyn në përdorim grupit për të
zgjidhur projekte të përbashkëta.
Me fjalë të tjera: të gjithë mund të bëjnë diçka dhe asnjë nuk mund të bëjë gjithçka. Në qoftë se përpiqemi ta shkurtojmë në mënyrë më të thjeshtë se ç´farë kuptimi ka mësimdhënia ndërkulturore, mund të themi si më poshtë: Mësimdhënia ndërkulturore: nuk është një lëndë e veçantë apo lëndë mësimore, përfshin të gjitha lëndët dhe të gjithë personelin brënda shkollës, është si një lidhëse e kuqe ndërmjet që lidh të gjitha lëndët në të gjitha moshat, ka si qëllim mësimin e dyanshëm të nxënësve nga njëri-tjetri, ka si qëllim metoda mësimi ku nxënësit punojnë së bashku dhe janë pjesëmarrës aktiv në shkëmbimin e dijes ka si qëllim që të gjithë mund të bëjnë diçka - asnjë nuk mund të bëjë gjithçka. Ç'farë duhet mësuesit të kenë në mëndje? Atë që projekti kërkon më tepër ndërmjet të tjerash nga mësuesit është:
Që mos të krijohet nga një kulturë e shoqërisë, për shembull të veten, por të përfshijë më tepër rryma nga kultura të tjera (edhe në qoftë se fëmijët në klasë të jenë të të njëte kulture) që ai të vështrojë kundrejt paragjykimeve racore dhe pikëpamjes së
Evropës të folur nëpër libra dhe shtyp të cilat përdoren në mësim.
që të ketë kujdes për standartin e librave dhe materialeve të tjera që përdoren në jetën e përditshme në shkollë, që ai të ketë kujdes mbrojtjen e kulturës së vet, që është me pas sytë e hapur për nacionalitetin dhe të vëri në dukje anët pozitive të të gjitha kulturave që ai ti kushtojë vëmëndje në kryesoren vetëpërmbajtjen dhe ti pranojë të gjitha marrëdheniet njerëzore që të jetë gati të marrë pjesë në ndryshimin e metodave të mësimit ku shumë vëmendje i kushtohet bashkëpunimit të nxënësve. Pra mund te thuhët se kushtet e mësimdhënies ndërkulturore shkurt janë: Arritje më të mira në mësime Nxënësit mësojnë të marrin shumëllojshmërinë në mjedisin e tyre në përgjithësi Nxënësit mësojnë të marrin në shumëllojshmërinë kulturore të shoqërisë. |
| Síðast uppfærsla: föstudagur, 27 júní 2008 14:03 |